Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, është fishkëllyer vazhdimisht në Las Vegas, e madje tifozët kanë thirrur emrin e Shakiras sa herë që futbollisti prekte topin kundër Real Madridit.
Barcelona mposhti Madridin 1-0 në një ndeshje ku të pranishëm ishin edhe shumë tifozë të Shakiras.
Pique hyri në lojë gjatë pjesës së dytë dhe sapo bëri kontaktin e parë me topin, pati brohoritje të mëdha.
Disa tifozë dëgjohen duke brohoritur me emrin e Shakiras dhe futbollisti spanjoll thjesht i injoroi.
Rafinha shënoi golin e vetëm të ndeshjes, por Pique për dramën e tij me Shakiran ishte pika kryesore e natës.
I njëjti ka kaluar një verë të mbushur me drama pasi thuhet se e tradhtoi yllin kolumbian me një studente 20-vjeçare, gjë që çoi në ndarjen e tyre pas 12 vitesh.
Dyshja duhet theksuar që kanë dy fëmijë bashkë.
Ata këtë kohë u raportuan se janë në pushime të gjithë së bashku për hir të fëmijëve të tyre.