Gerard Pique nuk është më në kontroll të nervave të tij kur mbështetësit fanatikë të ish-partneres së tij, Shakira, e kanë provokuargjatë një eventi duke thirruremrin e saj në grup.
Ndarja e tyre vazhdon të hedhë hije mbi ish-asin e Barcelonës, i cili së fundmi shpërtheu në klube në Spanjë.
Ish-futbollisti ka shkuar në një klub nate në Barcelonë dhe në një moment ka qenë në qendër të lokalit me mikrofon në dorë për t’iu drejtuar publikut.
Megjithatë, klientët u siguruan që ta ndërprisnin dhe ta irritonin. Ata filluan të brohorisnin emrin e Shakirës, me Piquen që nuk u përmbajt. Edhe pse heshti për një kohë të gjatë, ndërsa i gjithë dyqani “glorifikonte” Shakirën, Pique shpërtheu.
“Nuk më intereson, unë jam kampion bote dhe ti nuk je asgjë”, tha ai me inat. Reagimi i tij u kap në celularët e atyre në klub dhe u bë viral në rrjetet sociale.