Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Plagët e 9-vjeçares që u kafshua nga qentë endacakë në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Një fëmijë ka qenë cak i sulmeve të qenve endacakë mbrëmë në Prishtinë

Mbi artikull

9-vjeçarja është kafshuar nga këto kafshë, derisa ka marrë plagë të rënda.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Sylejman Vokshi”, ndërsa vogëlushja është marrë me autoambulancë dhe është dërguar për trajtim në Emergjencë në QKUK.

Indeksonline sjell pamje të trishtueshme, të trupit të fëmijës, ku shihen plagët e rënda.

Moneytizer Paragrafi 4

Ajo është jashtë rrezikut për jetë, derisa është vetëm një nga viktimat e këtyre kafshëve që vazhdojnë të sillen me turma lartë e poshtë.

Pavarësisht disa iniciativave e premtimeve të shumta nga kryetarë komunash, qentë endacakë vazhdojnë të paraqesin rrezik për qytetarët. Ndonëse shpesh është kërkuar një zgjidhje për këtë problem, një gjë e tillë nuk është bërë akoma.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]