Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Plagoset me armë zjarri një person në Pejë

nga Revista Kosovarja

Është plagosur me armë zjarri një person në Pejë.

Mbi artikull

Lajmin për Klankosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se dyshohet që kjo ka ndodhur aksidentalisht.

Ai bëri të ditur se në bazë të informacioneve, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.

“Pas orës 19:00 policia është njoftuar nga Spitali i Pejës se një person ka shkuar atje i lënduar nga arma e zjarrit. Ai dyshohet se është plagosur aksidentalisht nga një person. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në konfirmim.

Moneytizer Paragrafi 4

Gashi gjithashtu tha se i dyshuari është shoqëruar për në stacion policor, ku pritet të intervistohet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]