fbpx

Plagoset me armë zjarri një vajzë në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Një vajzë është plagosur me armë zjarri dje në orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë, transmeton IndeksOnline.

Policia ka arritur ta arrestoi të dyshuarin dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes. Policia ka bërë të ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa hetimet në lidhje me ngjarjen ende po vazhdojnë. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh dërguar mediave.

“Me 11.12.2024, në orën 04:00, pas pranimit të një informate se një vajzë është e plagosur me armë zjarri, njësiti policor ka arritur që fillimisht ta identifikon të dyshuarin mashkull kosovar, i cili dyshohet se kishte qëlluar me armë zjarri viktimën femër kosovare. E njëjta ka marrë tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ende nuk dihet identiteti i vajzës së plagosur dhe i të dyshuarit.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]