Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Plagoset një person në Skenderaj, policia jep detaje

nga Revista Kosovarja

Të shëtna me armë zjarri janë raportuar rreth orës 21:04 në rrugën “28 Nëntor” në Skenderaj.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënës polici për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti, ku ka bërë të ditur se një person është plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Zahiti njoftoj se në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja dhe policia ka nisur hetimet për për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.

“Skenderaj, 09 mars 2026 – Rreth orës 21:04, Policia ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në rrugën “28 Nëntori”, në Skenderaj.Sipas të dhënave fillestare, një person i moshës madhore ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Moneytizer Paragrafi 4

Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja, ndërsa njësitet përkatëse policore janë duke zhvilluar hetime për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, ka thënë Zahiti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]