Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Plaku Kurti: Po rri n’shpi por as ilaçe s’kam

nga Revista Kosovarja

Masat e marra nga qeveria për parandalimin e Covid 19 i kanë respektuar një pjesë e mirë e qytetarëve.

Mbi artikull

Një ndër ta është dhe Agim Kurti, i cili bën thirrje që ta ndihmojnë për ilaçet që i mungojnë prej gati një jave. Ai deklaron se ka telefonuar në numrin e vënë në dispozicion, por deri më tani nuk ka marrë asnjë zgjidhje.

Ky është Agim Kurti, 62 vjeç, i cili prej 4 vitesh ka mbetur i paralizuar.

I vetëm në shtëpi me qira dhe vëtëm me KEMP-in që merr, jeta e tij është vështirësuar së tepërmi.

Moneytizer Paragrafi 4

Më parë e ndihmonin djemtë, por në situatën epidemiologjike dhe ata kanë mbetur pa punë.

“Fëmijët i kam në Itali, janë të izoluar dhe nuk lëvizin dot. Janë edhe pa letra, nuk kanë punë stabël”.

Thotë se masat e shtetrrethimit i ka respektuar, por ka mbetur pa ilaçe.

“Masat i kam respektuar të gjitha por nuk kanë sjellë asgjë. As nuk ka ardhur njeri të pyesë”.

Në numrin e vendosur nga qeveria ka telefonuar, por prej gati një jave s’ka marrë asnjë zgjidhje.

“Kam dy javë që kam telefonuar këtë numrin, janë përgjigjur por nuk kanë marrë asnjë masë”.

Apeli i 62-vjeçarit është që shteti ti vijë në ndihmë e ti dërgojë medikamentet e nevojshme pasi gjendja e tij përkeqësohet pa mjekim.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]