Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Plas ‘bomba’, publikohet foto e Drilonit dhe Bay T pas Big-ut

nga Revista Kosovarja

Raporti i Drilonit dhe Bay T ishte komentuar që prej qëndrimit të të dyve në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Kjo pasi shumëkush i donte dhe i projektonte si një çift ideal.

Por, jo të pakta ishin spekulimet sa i përket tyre edhe pasi Driloni u shpall fitues.

U përfol shumë mundësia e takimit mes tyre, diçka që kurrë nuk u komentua apo pranua nga asnjëri.

Moneytizer Paragrafi 4

Por, në prapaskenë, larg syrit të publikut, zhvillime paska pasur dhe për këtë nuk ka më as edhe një dyshim!

Kjo pasi, në rrjete sociale ka rrjedhur një fotografi ku Driloni dhe Bay T shfaqen krah Dianës dhe Arionit.

Shkrepja i përket disa muajve më parë, në periudhën kur Arioni dhe Diana ende nuk ishin ndarë.

Të katërt duken shumë të lumtur dhe të afërt në imazhin e shpërndarë nga selfie e tyre në ashensor.

Rastësi? Nuk dihet saktë se çka ka ndodhur mes tyre por një gjë është e sigurtë – Bay T dhe Driloni janë takuar dhe diçka paska pasur të vërtetë në shumëçka që është thënë. /Prive By Liberta Spahiu

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]