Mbrëmjen e sotme në Fun Club ka patur një përplasje të fortë mes Ronaldo Sharkës dhe Ardit Çunit, të dy ish-banor të Big Brother VIP për në sezone të ndryshme.
Teksa ishin në valë debatesh, Ronaldo dhe Arditi e kalojnë personale debatin duke i përmendur njëri-tjetrit arsyen pse janë fut brenda shtëpisë.
Ka qenë Ronaldo ai i cili i ka thënë Arditit se është future brenda shtëpisë për folloë dhe për tu bërë i njohur si këngëtar.
“O shpirt i vogël. Pranoje që u fute në Big Brother për follow. Të të bëheshin të njohura këngët. Ti dëgjon Arbrin dhe Zhaklinën pastaj jep mendimin tënd ditën tjetër. Flokët e verdha pse i lyeve?”- tha Ronaldo.
Ndërkohë që biseda është ndërprerë nga Megi Pojani, ku u ka kërkuar ish-banorëve të mos e kthejnë në personale.