Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Plas papritur, shkëputet bashkëpunimi mes Huda Beauty dhe Hudës së Love Island

nga Revista Kosovarja

Një prej bashkëpunimeve më të bujshme të botës së bukurisë ka përfunduar mes polemikash. Brendi i famshëm “Huda Beauty” ka njoftuar se ka ndërprerë menjëherë çdo lidhje me ish-konkurenten e “Love Island USA”, Huda Mustafa, pas një skandali që shpërtheu në rrjete sociale dhe që lidhet me përdorimin e një termi racor gjatë një transmetimi live.

Mbi artikull

Gjithçka nisi pas një videoje që u bë virale në “X” (Twitter), ku Huda Mustafa shihet duke qeshur gjatë një bisede “live” në Instagram, në momentin kur një zë tjetër në telefon përdor një fjalë të rëndë raciste ndaj konkurrentes së saj të dikurshme në reality show, Olandria Carthen. Reagimi i saj – apo më saktë, mungesa e tij – u pa si miratim i ofendimit, dhe zemëroi ndjekësit.

Pas presionit publik, kompania “Huda Beauty”, e themeluar nga influencuesja e famshme Huda Kattan, doli me një njoftim të qartë:

“Në zemrën e gjithçkaje që bëjmë qëndron mirësia dhe njerëzimi. Fatkeqësisht, një nga bashkëpunëtorët tanë ka shfaqur sjellje që nuk përputhen me vlerat tona. Si rrjedhojë, bashkëpunimi është ndërprerë menjëherë.”

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]