Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Plas sherri në studio mes Almedës dhe Tolgahan

nga Revista Kosovarja

Almeda dhe Tolga ishin të ftuar në një emision turk së fundmi në televizionin “Kanal D”, ku gjatë intervistës bukuroshja shqiptare u ankua. Ajo tregoi se Tolga luan gjithë ditë play station dhe kjo gjë e acaron shumë.

“Tolgahan luan gjithë ditën playstation, e kuptova që nuk heq dorë dhe ndava katet”, tha Almeda.

Ndërsa Tolga iu kthye: “Ka shumë vende në shtëpi ku mund të qëndrosh”.

Pas Almedës, u ankua edhe Tolga, i cili tregoi se ajo bën namin nëse ai bën rrëmujë.

Moneytizer Paragrafi 4

“Shtëpia jonë është shumë e pastër, por sikur të lë edhe gotën e çajit pranë divanit, Almeda bën namin”, tregoi aktori.

“Tolga është kaq rrëmujaxhi. E provon një bluzë dhe e lë aty”, tha Almeda.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]