Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Po bëhen prindër, Sara tregon për emrin e bebit

nga Revista Kosovarja

Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi do të bëhen prindër.

Dyshja që nisi një romancë brenda shtëpisë së “Big Brother Albania VIP 3”, i çoi gjërat në një tjetër nivel kur doli jashtë, duke dëshmuar se sa serioze i kishin ndjenjat.

Javë më parë u bë e ditur se do të bëhen prindër, teksa në një emision Bardhi edhe i propozoi martesë Sarës.

Çifti po bëhet gati për ardhjen në jetë të bebit, gjinia e të cilit nuk është kuptuar akoma.

Moneytizer Paragrafi 4

Megjithatë, akoma nuk janë përcaktuar për emrin.

“Të qartë që prej ditës kur mora vesh që isha shtatzënë, kam një emër për vajzë. Për djalë jam midis 2/3 emrave por s’po ma qëllon në shpirt asnjëri akoma” i tha Sara një ndjekësi që i bëri pyetjen se a kanë vendosur për emrin e bebit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]