Në Prishtinë po hapet salloni i parë ekskluiziv për meshkuj. Një listë e tërë shërbimesh profesionale estetike në dispozicion për të gjithë ata meshkuj që pëlqejnë të kujdesen me detaje për pamjen e jashtme.
Pandalux.center, që së shpejti hapë dyert për klientet, do të ofroj depilim permanent me laser, depilim, pastrim të thellë të fytyrës, rregullim të flokëve, rregullim të mjekrres, etj.
Pandalux.center do të jetë salloni i parë dedikuar special vetëm per gjininë mashkullore, ku pritja dhe shërbimi do të jenë në një tjetër nivel.
Duke e ditur që në çdo hap të Kosovës gjenden sallone bukurie për femra, idea për një qendër të tillë me shërbime e tretmane të fushës së bukurisë dhe estetikës vetëm për djem, duket mjaftë interesante.
Siç kuptojmë, salloni do të hapet në muajin shtator dhe gjendet në Prishtinë / Kalabri, në rrugën Ali Vitia, Kulla 8, lokali nr 163.
VENDE TË LIRA PUNE
Në Pandalux.center janë edhe tre vende të lira pune për frizer. Mundësi e mirë punësimi në një sallon luksoz në kushte dhe pagesë. Te interesuarit për punë si frizer, mund të komunikojnë në këtë numer 049 597 597