Vetullat e trasha po dalin jashtë mode dhe vetullat e holla po rikthehen.
Një trend që ka muaj që po qarkullon në pasarela, por që tani po merr përhapje të gjerë. Kështu mesa duket do i lëmë pas trendin e vetullave me formë e të trasha, për vetullat e holla.
Bella Hadid në shfaqjen e Victoria Beckham-it në pranverën 2023 është një nga shembujt.
E pëlqeni apo jo, Nicola Peltz gjithashtu ka dalë me vetulla të holla e madje të lyera që i bën thuajse të padukshme.
Peltz mori pjesë në Galnë e Muzeut të Akademisë në Los Anxhelos të shtunën.
Vetullat e saj të trasha nuk ekzistonin më. Mesazhi i saj ishte: sa më pak vetull, aq më mirë.
Me këtë rast kujtojmë dhe vetullat e holla të supermodeles Kate Moss në vitet ’90.
Vajzat që kanë shpenzuar vite duke u marrë me formën e vetullave po i streson ky trendi!