Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Podujeva, test për gjendjen e LDK-së në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Humbja e LDK-së në Llap, është test i gjendjes aktuale në LDK në nivel të Republikës së Kosovës.

Dështimi i LDK-së në bastionin 20 e saj vjeçar, është treguesi më i mirë për pozitën e kësaj partie sot dhe një rast për brengosjen më serozë të partisë së Isa Mustafës.

Është gjithashtu udhëzues i ndryshimeve që duhet të ndodhin në këtë parti, para se ajo të shifrohet nën AAK-në e Ramush Haradinajt, apo para se të fundoset si një parti domethënëse institucionale.

Humbja e LDK-së në Llap, ku ishte partia më e qëndrueshme në spektrin politik kosovar, për dy dekada, është një lajm tepër i keq për këtë parti, e cila mund ta pësojë edhe më keq, kudo tjetër në nivel degësh nëpër komuna.

Moneytizer Paragrafi 4

Janë disa fakte dhe faktorë që kanë çuar te kjo gjendje që po e fundos LDK-në:

E para është krijimi i monopoleve në Pudujevë e Llap, nga kreu i kësaj dege partiake atje që sa e sa vite .
Përfolja për korrupsion nga ish kreu i ekzekutivit komunal, letra që i bëri publike fituesi Bulliqi nga VV- gjatë fushatës një javore.
Mospërmbushja e premtimeve elektorale të LDK-së në Llap.
Pakënaqsitë sociale të popullatës.
Përqarja e LDK-së në qendër, pas polemikave direkte dhe në distancë mes Vjosa Osmanit dhe Isa Mustafës e të tjerëve me zonjën Osmani.
Dështimi i kryeministrit Hoti në udhëheqjen ekonomiko-politike të vendit në raport me masat e rimëkëmbjes ekonimke në kohë pandemie.

Humbja e LDK-së në komunën e Podujevës flet për nevojën e ndryshimeve të mëdha në LDK, prej nga disa figura që deri më tani e posedonin fuqinë udhëheqëse, të lëshojnë rrugë për figura të reja.

Tashmë nuk është fshehtësi se edhe personalitete brenda LDK-së që dikur ishin kredibil në udhëheqjen e partisë, po kërkojnë
largimin e Isa Mustafës nga politika, të Agim Veliut e të Vjosa Osmanit dhe Lutfi Hazirit.

Melihate Tërmkolli ka shkruar “Isë , Agim, Vjosë, Lutë,ecni n’shpi”!

Isa Mustafa ndërkaq ka thënë një ditë pas humbjes së Llapit se në tetor do ta kthejnë LDK-në në Podujevë, gjë që do të jetë tepër e vështirë të ndodhë .

Humbja e LDK-së në bastionin e vet më besnik, është paqyra më reale e gjendjes së kësaj partie në tërë Kosovën. Safet Krivaca / Kosovarja /

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]