563
Sporti i notit është i mirë për shëndetin fizik dhe atë psiqik, një eliksir për trupin dhe mendjen.
Pasi Kosova nuk është e bekuar me bregdet, numri i notarëve profesionist është më i vogël, por ata që janë, shkëlqejnë, janë pasionant e profesional.

Poema Tara është një nga notueset e dalluara kosovare, e cila punon si trajnere e notit prej katër vitesh.
21 vjeçarja, falë pasionit, dashurisë dhe profesionalizmit në këtë sport, ka arritur të jetë një nga më të sukseshmet.

Ajo ka fituar edhe çmime dhe bursë.

