fbpx

Pogaçet arabe: Ushqim i shijshëm me djathë dhe kaçkavall!

nga Revista Kosovarja

Disa madje i duan më shumë se kiflet!

Ju nevojiten:

– 3 filxhanë miell,
– 50 ml vaj,
– 150 ml qumësht të freskët,
– 3 lugë kos,
– 1 lugë e vogël pluhur për ëmbëlsira,
– 20 g tharmë të freskët,
– 1 lugë e vogël sheqer,
– 2 vezë,
– 1-2 lugë qumësht të freskët.

Për shtojcë:

– 150 g djathë,
– 150 g kaçkavall.

Gatimi:

Ngrohni pak qumësht të freskët dhe në të thërrmojeni tharmin. Lëreni të bymehet dhe qiteni në gropën e miellit, bashkë me pluhurin e ëmbëlsirave.

Shtoni përbërësit e tjerë pa 1 lugë të bardhë të vezëve dhe ngjisheni deri sa të bëhet brumë i butë.

Lëreni brumin në enë të lyer me vaj. Prisni që të bymehet derisa të dyfishohet.

Nga brumi i bymyer zhvilloni petën në tavolinë pune në të cilën keni përhapur shtresë të hollë mielli (trashësi prej 6 – 7 mm).

Nëse keni presë, pasi që me të është më lehtë, me të pritni pogaçet. Në mes të çdo rrethi qitni shtesën – djathin e thërrmuar dhe kaçkavallin e grirë në rende.

Varianti i dytë është që nga brumi të pritni një rreth në perimetër prej 6 – 7 cm. Vijën e jashtme lyeni me të bardhët e tundur të vezës dhe pastaj mbylleni në formë guace dhe shtypeni brumin që të ngjitet.

Pogaçet e gatshme radhisni në distancë nga njëra-tjetra, lyeni me pak gjalpë nga qumështi i lopës.

Çdo pogaçe lyejeni me qumësht të freskët me ndihmën e brushës.

Piqni pogaçet në furën e nxehur më parë në 200 gradë derisa të marrin ngjyrë të gështenjtë.

Mund t’i qitni shtesë sipas dëshirës suaj dhe t’i qitni erëza sipas dëshirës. Shërbeni me jogurt apo me lëng.

Ju bëfshin mirë,


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]