Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Policët do të marrin 300 euro shtesë në dhjetor

nga Revista Kosovarja

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, që policët që kanë qenë të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj pandemisë të marrin shtesa nga 100 euro.

Mbi artikull

Në njoftimin e bërë nga Qeveria e Kosovës, thuhet se këto mjete shtesë ndahen për 6 mijë e 124 zyrtarë policorë, nga 100 euro në muaj për periudhën tetor, nëntor dhe dhjetor/

“Në vazhdim është shqyrtuar dhe miratuar vendimi për ndarjen e mjeteve shtesë financiare sipas kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme/Policia e Kosovës, për kompensimin e angazhimit të shuar në terren të zyrtarëve policorë të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj pandemisë COVID-19. Sipas vendimit për zyrtarët aktiv policor do të ndahen mjetet financiare në vlerë prej 1 milion e 598 mijë e 100 euro. Këto mjete shtesë ndahen për 6 mijë e 124 zyrtarë policorë, nga 100 euro në muaj për periudhën tetor, nëntor dhe dhjetor”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se realizimi i pagesës së këtyre shtesave do të bëhet me pagën e muajit dhjetor 2020, përmes Sistemit të Pagave.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]