Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

“Policët në veri sulmohen me shishe qelqi e mjete piroteknike”, Elshani: S’ka të lënduar, jemi duke hetuar rastin

nga Revista Kosovarja

Mbrëmë pas mesnate, ka ndodhur një sulm me mjete piroteknike e shishe qelqi kundër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, në Mitrovicën e Veriut.

Mbi artikull

Për rastin ka folur zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai ka thënë se “rasti është duke u hetuar”.

“Ka pasur hedhje të mjeteve piroteknike, në një rrugë në Mitrovicë të Veriut nga një ndërtesë në afërsi tek Policia e Kosovës. Ka pasur hedhje edhe shishe të qelqit. Kemi biseduar me gjithë banorët që kanë qenë në atë ndërtesë”.

Moneytizer Paragrafi 4

Elshani bëri të ditur se “nuk ka të lënduar” dhe se ky rast cilësohet si “sulm ndaj personit zyrtar”.

“Situata vazhdon të jetë e qetë, por delikate në veri. Kudo që e kemi parë të arsyeshme kemi vendosur pjesëtarë të PK-së”, shtoi Elshani.