fbpx

Policët që rrezikuan jetën e tyre në zjarrin që shpërtheu mbrëmë në Fushë-Kosovë

nga Revista Kosovarja

Në vendin e ngjarjes menjëherë kishin mbërritur policia dhe zjarrfikësit, të cilët kishin ndërhyrë, ndërsa zjarri kishte shpërthyer në orët elektrike në hyrje të ndërtesës.

Dy prej policëve në vendin e ngjarjes kishin hyrë brenda ndërtesës së mbuluar nga tymi për t’i lajmëruar banorët që të dalin në ballkonet e banesave.

Një banore ka publikuar gjendjen e policëve, për të cilët tha se kanë rrezikuar jetën e tyre për t’u dalë në ndihmë banorëve, transmeton Zeri.info.

“Këta 2 policë kanë rrezikuar jetën vetëm për t’u dalë në ndihmë qytetarëve në zjarrin që ka ndodhur mbrëmë në një ndërtesë në Fushë-Kosovë. Respekt për Shërbimin Policor të Kosovës”, ka shkruar ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]