Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Polici prekë zemrat e të gjithëve me gjestin ndaj vogëlushes

nga Revista Kosovarja

Kur polici Struck u thirr në skenën e një aksidenti fatal me veturë, aty ai gjeti një vajzë 2-vjeçare vetëm dhe të tronditur.

Vetura e familjes së saj ishte shkatërruar plotësisht dhe familja ishte hedhur nga vetura, duke varë në vend babin e saj.

Menjëherë, Struck aktivizoi instinktin e tij prej babai, e kapi vajzën dhe e largoi atë nga vendi i aksidentit, duke menduar se çfarë do të bënte ai nëse vajza e tij do të ishte në këtë situatë.

Në mes të skenës zemërthyese në Brighton, Kolorado, SHBA, ky polic bëri me gisht kah qielli duke e mbajtur vajzën në krah dhe filloi të këndonte, për ta shpërqendruar vajzën nga skena e frikshme.

Moneytizer Paragrafi 4

Duke e bërë këtë, dikush e fotografoi atë dhe fotografia më pas ishte bërë hit në rrjetet sociale. Në një video të publikuar në YouTube, tregohet historia prapa kësaj fotografie prekëse.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]