Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Policia amerikane vret shqiptarin, i drejtoi armën policit

nga Revista Kosovarja

Policia amerikane qëlloi për vdekje një shqiptar në qytetin e Patersonit, në Nju Xhersi, pasi lëvizte në rrugë i armatosur dhe nuk iu bind urdhrit për t’u dorëzuar.

Mbi artikull

Ngjarja u filmua nga banorët e tjerë, ku tregohet për 2 minuta se si policia i bëri disa herë thirrje atij, por 42 vjeçari Luan Agolli vazhdonte që të përbënte rrezik në rrugë, raporton Daily Voice.

Në vendin e ngjarjes ka pasur shumë dëshmitarë, të cilët kanë bërë filmimet dhe në të dëgjohet një nga oficerët: “Po përpiqem t’i jap një mundësi.”Në momentin kur Agolli i drejtoi armën një punonjësi të policisë, ai u qëllua nga oficerët e tjerë dhe humbi jetën nga plagët e marra,

Prokurori i Përgjithshëm i Nju Xhersi, Gurbir S. Grewal deklaroi se janë duke u zhvilluar hetimet lidhur me ngjarjen.

Moneytizer Paragrafi 4

Ai deklaroi se pas hetimeve të para rezultoi se policët kanë shkuar në vendin e ngjarjes pasi morën një telefonatë në 911 ku u lajmëruan për një person të armatosur që lëvizte në kryqëzim. Në momentin që ai ka refuzuar të dorëzohet për të disatën herë, është qëlluar nga oficerët ndërsa plagët kanë rezultuar fatale për të.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]