Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Policia arreston aktivistët e PSD-së, Frashër Krasniqi dhe Zgjim Hyseni

nga Revista Kosovarja

Policia ka arrestuar dy aktivistët e PSD-së, Frashër Krasniqin dhe Zgjim Hysenaj, gjatë një aksioni simbolik që ata kanë mbajtur në Prishtinë.

Mbi artikull

Lajmi është konfirmuar nga Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili ka thënë se arrestimet u bënë gjatë aksionit të PSD-së.

Molliqaj ka thënë se ata janë arrestuar për shkak te mbishkrimeve që kanë vënë në mure afër zyrës së BE-së, gjatë aksionit simbolik.

“Gjatë aksionit të PSD-së kundër deklaratës së Lajçakut për Asociacionin kundër kushtetues u arrestuan dy aktivistët Zgjim Hyseni dhe Frashër Krasniqi. Është i papranueshëm zelli i Policisë së Kosovës që të arrestojnë aktivistët politik që shprehin bindjet e tyre përmes aksioneve paqësore. Çdo arrestim i tillë është veçse politik prandaj është i pa tolerueshëm. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve Zgjim Hyseni dhe Frashër Krasniqi”, shkruan Molliqaj.

Moneytizer Paragrafi 4

https://www.facebook.com/dardanmolliqaj2/posts/3639739009381307

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]