Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Policia arreston hoxhën kosovar, dyshohet se dhunoi një grua që i shkoi për ndihmë

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person në Fushë Kosovë pasi dyshohet se ka dhunoi seksualisht një femër.

Mbi artikull

Rasti ka ndodhur gjatë muajit maj, 2021.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale dhunim ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Ndërkaq, Telegrafi mëson se bëhet fjalë për një hoxhë në këtë qytet.

Moneytizer Paragrafi 4

Burimet të Telegrafit bëjnë me dije se viktima ka shkuar bashkë me nënën e saj për ndihmë te hoxha.

Siç mësohet hoxha fillimisht e ka lënë nënën e viktimës të pres, ndërsa viktimën e ka futur në një dhomë tjetër, ku më pas e ka dhunuar.

Pas denoncimit të rastit, Policia ka arrestuar hoxhën.