Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Policia arreston personat që keqtrajtuan shitësin e cigareve me kallje duarsh

nga Revista Kosovarja

Një shitës cigaresh në Prishtinë ka qenë cak i një rasti të bulizmit në kryeqytet.

Mbi artikull

Aktivistja për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Fjolla Rraci, ishte ajo që ka publikuar videon e rastit të keqtrajtimit në Facebook. Në atë video shihen disa të rinj që qeshin me djalin, shitës cigaresh, teksa i vënë flakën duarve të tij në një tavolinë, brenda një lokali.

Në video shihet se pas djegies së duarve, djalit që shet cigare nuk i ndihmon askush. Aty dëgjohen vetëm zërat duke qeshur.

Në postimin e saj, Rraci i kërkon falje Fatonit për përqeshjen dhe djegien e duarve që i ishte bërë nga të tjerët.

Moneytizer Paragrafi 4

Policia e Kosovës ka konfirmuar për KOHËN se personat e përfshirë në këtë ngjarje janë duke u intervistuar. Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se do të publikohen detajet pas përfundimit të fazës fillestare të hetimit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]