Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Policia ‘blindon’ rrugët kryesore të Prishtinës

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës gjendet në secilën nga pjesët kryesore të kryeqyetit duke garantuar siguri pak para nisjes së protestës së paralajmëruar të Vetëvendosjes, e cila fillon nga ora 17:00.

Mbi artikull

Policia e Kosovës tashmë disa ditë ka shtuar kontrollet nëpër Prishtinë, kjo në kuadër të tubimit të paralajmëruar të Vetëvendosjes. Pak para fillimit tubimit, policia po kontrollon hapësirën rreth sheshit ‘Skënderbeu’ ku pritet të mbahet protesta.

Tubimi do të mbahet në sheshin ‘Skënderbeu’, teksa sipas zyrtarëve të kësaj partie aty pritet të jenë të pranishëm më shumë se 10 mijë qytetarë.

Forca të shumta policore janë parë rreth objektit të Kuvendit, qeverisë dhe presidencës, konkretisht tek rrethojat mbrojtëse të këtyre insticioneve.

Moneytizer Paragrafi 4

Tubimi i së premtes i Vetëvendosjes vjen pasi më 12 qershor, kjo parti feston 15-vjetorin e themelimit, si dhe 21 vjetorin e çlirimit të vendit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]