Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Policia dënon djalin e gruas që qepi uniformat e UÇK-së

nga Revista Kosovarja

Ylli Dança nga komuna e Pejës është dënuar ditën e djeshme nga Policia e Kosovës, për shkak të kufizimit të lëvizjes.

Ylli është djali i Serbeze Dançes, gruas e cila qepi uniformat e UÇK-së, e cila ndërroi jetë muajin janar.

Dança thotë se gjatë kohës që ishte ndalë nga Policia e Kosovës, kishte për detyrë t’i merrte terapinë babait të tij i cili vuan nga diabeti.

Moneytizer Paragrafi 4

“E kam pas babain në spital sheqeri  ka qenë 28, mjeku  më rekomandoi që me shku me i ble insulin novomix. Më ndalen policia ju tregova arsyen e kisha edhe rekomandimin, u mundova t’ia sqaroje se babain e kisha të shtrirë në spital dhe terapia u rekomandua nga doktori patjetër, por thanë që s’jau ndinë. Poashtu u tregova që jam djali i Serbeze Dançes rrobaqepses së UÇK-së, e cila ishte e para në radhët e UÇK-së, por edhe pas kësaj ata më dhanë denim pa arsye”, ka thënë ai.

Dança thotë se gjendja shëndetësore e babait të tij nuk është e mirë, dhe se kujdesi ndaj tij duhet të jetë i veçantë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]