fbpx

Policia e Kosovës arreston serbin që ishte në kërkim ndërkombëtar

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka arrestuar një serb i cili kërkohej nga autoritetet ndërkombëtare për një grabitje të armatosur.

Lajmin për arrestimin e tij është bërë i ditur nga Policia.

“Policia e Kosovës gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore, në këtë fushëveprim referuar bashkëpunimit ndërkombtarë në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, dje ka arrestuar një person të dyshuar (mashkull/serb/viti i lindjes 1977 ) i cili është në kërkim nga autoritetet ndërkombëtare dhe i cili dyshohet per kryerje te vepres penale” grabitje të armatosur në një shtet tjetër”, tha për Reporteri.net, Daut Hoxha, Zëdhënës i Policisë së Kosovës

Me vendim të prokurorit i njëjti është ndaluar për 48 orë, përderisa nga autoritetet e Republikës së Kosovës në proces janë procedurat për ekstradim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]