Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Policia e Kosovës po plaket, kërkohet votimi i Projektligjit për pensionim të parakohshëm

nga Revista Kosovarja

Vlerësohet si njëra ndër institucionet e sigurisë më profesionale në rajon. Por, Policia e Kosovës po shkon drejt plakjes.

Mbi artikull

E për të ruajtur efikasitetin dhe kredibilitetin që e posedon, po kërkohet që mosha e pensionimit të zbresë në 55 vjeç.

Madje Projektligji për pensionim të policëve e të zyrtarëve të inspektoratit policor, këtë të martë shkoi në Komisionin për Siguri.

Por për të dytën herë, kjo nismë ligjorë dështoi pasi partia në pushtet nuk mori pjesë në votim.

Moneytizer Paragrafi 4

E sipas Sindikatës së Policisë së Kosovës, benefitet e këtij projektligji do të ishin të shumta.

Miratimin e këtij projektligji po kërkon edhe ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Kjo pasi sipas tij, ka shumë policë më sëmundje të rënda e në moshë të shtyrë të cilët do duhej të ishin në pension.

Policia e Kosovës numëron rreth 9500 zyrtarë, të cilët pavarësisht rrezikshmërisë në detyrë ende nuk kanë sigurim shëndetësor.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]