fbpx

Policia e zë në flagrancë Vali Corleonen në motel me dy vajza

nga Revista Kosovarja

Pa kaluar 3 muaj nga rasti i fundit për të cilin përfundoi në Polici, Princ Valentino Corleone është futur sërish në telashe. Personazhi kontravers nga Gjilani shumë shpesh di të bëhet kryefjalë e mediave për ndodhitë në jetën e tij. Ai është emër i njohur edhe për organet e rendit për shkak të historisë së tij kriminale, të pasur me vepra të ndryshme penale.

Rasti i fundit ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ku Policia zbarkoi në një motel në Gjilan për të kryer bastisje nën dyshimet për veprimtari e gjësende të kundërligjshme.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për motelin “Grande”, ku po qëndronte edhe Vali bashkë me një shok dhe dy vajza, të cilët u kapën në flagrancë në një dhomë. Kontrolli i kryer nga ana e Policisë rezultoi me gjeten e substancave narkotikë dhe jo vetëm.

Siç mëson Sinjali, Valit iu gjet një sasi e substancës narkotike, e llojit kokainë, si dhe mbi 10 fishekë, që u sekuestruan nga zyrtarët policorë. Kjo i kushtoi atij me shoqërim në stacion policor, ku dha deklaratën e tij në lidhje me rastin, raporton Sinjali.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tij të iniciohen rastet për dy vepra penale “Posedimi, i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]