159
Policia Kufitare e Kosovës në Merdarë, gjatë realizimit të detyrave, sot rreth orës 09:30, gjatë kontrollimit të një autobusi “Mercedes” me targa vendore, ka gjetur dhe sekuestruar 24 armë të ftohta – thika.
Me këtë rast, Policia njofton se është ndaluar një i dyshuar, i cili me vendim të prokurorit është liruar më pas në procedurë të rregullt.
Në konsultim dhe autorizim të prokurorit kompetent është iniciuar rasti ”armëmbajtje pa leje”, ndërkohë që hetime tjera lidhur me rastin janë në proces.
