Policia e Kosovës ka përfunduar aksionin te ndërtesa e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë. Në veturën e personit që u arrestuar sot është gjetur një granatë dore, raporton Express.
Lajmin për Gazetën Express e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.
“Rreth orës 08:40 min, të gjitha njësitet relevante policore kanë përfunduar vendshiqimin e vendit të ngjarjes dhe rruga është liruar për qarkullim. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, në veturën e personit të dyshuar mashkull kosovar (E. B. 1993), është gjetur dhe konfiskuar një granat dore. Po ashtu vetura e dyshuar është konfiskuar nga Policia. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmirren në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin kompetent”, tha Policia.