Është ndërprerë një aheng familjar i mbajtur të hënën në mbrëmje në komunë e Prizrenit.Policia ka njoftuar se i ka shpërndarë të ftuarit e këtij ahengu, ndërsa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
Tutje në po këtë komunë, policia ka ndaluar 4 persona, të cilët pas mesnatës, po shëtisnin duke mos respektuar kështu vendimin e Qeverisë për kufizim të lëvizjes.
Policia njofton se ka ndaluar edhe dy persona të tjerë për po të njëjtën arsye dhe se rastet kanë shkuar me procedurë të rregullt.
*Fotografia ilustruese