Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Policia jep detaje për alarmin për bombë në shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

U raportua se ka pasur alarm për bombë në shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë.Lidhur me këtë, zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka thënë se kanosja ka ardhur përmes postës elektronike dhe policia ka dalë në vendin e ngjarjes e qytetarët janë evakuuar.

Mbi artikull

“Sot rreth orës 11:00 është pranuar informacion për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë.

Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën në atë zonë.

Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar edhe njësitet përkatëse për trajtimin/verifikimin e informatës”, ka thënë Flora Ahmeti.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]