Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Policia jep detaje për atentatin ndaj avokatit Gazmend Halilaj

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka dhënë detaje mbi rastin e sotëm të avokatit Gazmend Halilaj.

Mbi artikull

Nga Policia thanë se dy persona dyshohet të kenë sulmuar avokatin, i cili nga përleshja me ta është lënduar.Nga vendi i ngjarjes po ashtu janë gjetur dy gëzhoja të armës, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.

“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një rast në Drenas. Rastit i janë përgjigjur menjëherë njësitet relevante policore. Nga informatat e para të marra nga vendi i ngjarjes, dyshohet se dy persona ta kenë sulmuar ankuesin, i cili është lënduar nga përleshja me ta. Policia ende është duke e trajtuar rastin, përderisa në vendngjarje kanë gjetur dy gëzhoja të armës”, ka thënë zëdhënësi i PK-së, Bajram Krasniqi.

Ndryshe, ishte vet Halilaj i cili dha lajmin për atentatin ndaj tij, duke e shoqëruar me disa foto, në Facebook.Ditë më parë, Halilaj kishte shkruar në Facebook se është ndjerë i frikësuar pas një kërcënimi, që sipas tij i është bërë nga kryetari i Degës së PDK-së, Sami Lushtaku.“Miq Sami Lushtaku më kanosi, dhe sipas tij u nus në drejtim timin”, ka shkruar Halilaj.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]