Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Policia jep detaje për therjen me thikë të infermierit

nga Revista Kosovarja

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës sot rreth orës 14:35 është therur me thikë një infermier.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 26.09.2020, në ora 14:35, policia është njoftuar për një rast ‘therrje me thikë’ që ka ndodhur në QKUK, njësitet policore kanë dal në vend-ngjarje dhe janë duke e trajtuar rastin, për informata tjera u njoftojmë me kohë”, ka thënë ai.

Ndaj rastit ka reaguar edhe Oda e Infermiervë të Kosovës të cilët e kanë dënuar rastin.

Moneytizer Paragrafi 4

“Sindikata e infermierëve të Kosovës dënon ashpër sulmin dhe plagosjen e infermierit të Urologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”, thuhet në reagim./

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]