Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Policia jep detaje të reja për vdekjen tragjike të 26-vjeçarit

nga Revista Kosovarja

Pasditen e së dielës një 26-vjeçar ka vdekur në rrethana ende të paqarta në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në ora 17:20 në Qendrën e Konvikteve në Prishtinë, një person ka vdekur.

Sipas njoftimit, për shkak të lëndimeve trupore të papërballueshme që ka marrë 26-vjeçari, dyshohet se ka rënë nga një lartësi e konviktit.

“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ku nga mjekët është konfirmuar vdekja e tij”, thuhet në njoftim.

Moneytizer Paragrafi 4

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.

Policia vdekjen e 26-vjeçarit, Agon Musliu është duke e trajtuar si vdekje të dyshimtë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]