Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Policia jep detaje tragjedinë që ndodhi dje në Lipjan

nga Revista Kosovarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në Lipjan. Një vajzë 13-vjeçare dyshohet se ka vdekur si pasojë e zhytjes në një pishinë

Mbi artikull

Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës, në fshatin Baicë të Lipjanit, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Sipas policisë, viktima është dërguar pa shenja jete në shtëpinë e shëndetit.

Ndërkaq në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe prokurori kujdestar.

Moneytizer Paragrafi 4

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, theksohet në raportin e policisë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]