Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Policia kap sasi të madhe armatimi, municioni e uniforma në veri

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka prezantuar sot armatimin, uniformat dhe dëshmitë e tjera relevante të gjetura dhe të konfiskuara gjatë operacioneve policore të zhvilluara në disa lokacione në veri të Mitrovicës.

Mbi artikull

Armatimi i konfiskuar është ekspozuar në Qendrën e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë, ku pas pak pritet të fillojë konferenca e jashtëzakonshme për media.

Në konferencë do të marrin pjesë ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha.

Në njoftimin paraprak Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë operacioneve janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e konsiderueshme e armatimit, municionit, uniformave dhe dëshmive të tjera relevante.

Moneytizer Paragrafi 4

Po ashtu, në konferencë pritet të jepen detaje edhe lidhur me veprimet policore në rastin “Krime të Luftës ndaj Popullatës Civile”, të cilat janë duke u zhvilluar në disa lokacione të dyshuara në Zubin Potok.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]