Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e 15-vjeçarit nga Drenasi

nga Revista Kosovarja

Shkëlzen Zekaj, 15 vjeçari nga fshati Nekoc i Drenasit ka më shumë se një javë që është zhdukur.

Mbi artikull

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e të gjithëve për gjetjen e tij.

“Ju njoftojmë se më datë 04.07.2020, në stacionin policor në Drenas, është raportuar për një person të zhdukur.

Që nga kjo datë deri më tani, nuk ka asnjë rezultat për zbardhjen e rastit, prandaj kërkojmë edhe ndihmën e qytetarëve.

Moneytizer Paragrafi 4

Bëhet fjalë për personin Shkelzim Zekaj, i lindur në vitin 2005, banues në fshatin Nekoc të Drenasit.

Në lidhje me këtë person, kërkimet e deritanishme policore, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij, të informojnë policinë në linjën emergjente 192″ thuhet në thirrjen e Policisë së Kosovës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]