fbpx

Policia kërkon ndihmë për ta gjetur 91 vjeçarin nga Ferizaj

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur Ilaz (Tahir) Sejdiu nga Ferizaj që është raportuar i humbur.

91-vjeçari banon në fshatin Greme të Ferizajt. Ai me datën 17.08.2023 rreth orës 07:10 kishte dalur nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Ai është i gjatë 170 cm; peshon 75 kg; sy kafe; flokë të thinjura; kishte të veshura: pantollona dhe xhaketë ngjyrë kafe, këpucë të zeza me shirita ngjitës dhe me plis të bardhë.

Të gjithë ata që kanë informacione, që ndërlidhet me personin e zhdukur, ta njoftoni menjëherë policinë, stacionin më të afërt të policisë, apo përmes numrit kujdestar 192 dhe aplikacionit digjital” Lajmëro Policinë”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]