fbpx

Policia konfirmon aksidentin fatal në Drenas, viktima ishte këmbësor- shoferi u arrestua

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin se në Drenas ka humbur jetën një person pasi që i njëjti është goditur nga një veturë.

Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës ka bërë të ditur  se sot rreth orës 10:40, policia ka pranuar informatën se në rrugën “Xhevat Dogani”-Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje.

“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK”, ka deklaruar ajo.

Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësja e automjetit të përfshirë në aksident është arrestuar.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]