Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Policia konfirmon kanosjen ndaj zyrtarëve të LDK-së

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe disa deputetë të kësaj partie janë kërcënuar.

Mbi artikull

Në një përgjigje për Klankosova.tv, policia thotë se i ka marrë masat e nevojshme lidhur me rastin.

Zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, tha se veprimet e mëtejme do të merren në koordinim me organet e drejtësisë.

“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, tha Krasniqi.

Moneytizer Paragrafi 4

Më herët në media u raportua se ka një plan për atentat ndaj kreut të LDK-së dhe deputetëve të kësaj partie.