Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Policia kontrollon ish-fabrikën e gozhdëve në Bërnjak

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka nisur sot një bastisje në fshatin Bërnjak të Zveçanit, ku po kontrollohet një objekt i ish- fabrikës së gozhdëve.

Mbi artikull

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Veri, Veton Elshani, i tha Sinjalit se prezent është edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, teksa shtoi se nuk ka asgjë të jashtëzakonshme sot.

“Sot ministri i punëve të brendshme e ka vizitu ish fabrikën e gozhdave në Bërnjak e cila është pronë e AKP-s. Asgjë e jashtëzakonshme sepse policia me dhjetra here ka qenë aty. Nuk ka diqka tjetër me theksu“, tha Elshani për Sinjalin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]