Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Policia kontrollon shkollat në Mitrovicë, gjen tre thika dhe dy boksa të hekurit tek nxënësit

nga Revista Kosovarja

Policia në Mitrovicë, kanë realizuar kontrolle në katër shkolla të mesme.

Mbi artikull

Qëllimi i këtij aksioni ka qenë parandalimi i bartjes dhe posedimit të mjeteve të rrezikshme dhe të kundërligjshme.

Në njoftim thuhet se në këtë aksion janë gjetur tek nxënësit, tri thika dhe dy boksa të hekurit.

Kontrolli është realizuar përmes urdhër- kontrollit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

Moneytizer Paragrafi 4

“Policia mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të ndërsjellë me autoritet e shkollave me qëllim të parandalimit të veprave penale, posedimit të mjeteve të kundërligjshme dhe ofrimin e sigurisë në shkolla”, thuhet në njoftim.