Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Policia: Mos hapni linqe të dyshimta, rrezik për vjedhjen e të dhënave bankare

nga Revista Kosovarja

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka infomuar qytetarët lidhur me një dukuri që është duke u shfaqur në zonën e përgjegjësisë, e cila, sipas tyre, po paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë financiare të qytetarëve.

Mbi artikull

Konkretisht, policia thotë se qytetarë të ndryshëm kanë pranuar mesazhe telefonike të rreme, përmes të cilave njoftohen se xhirollogaritë e tyre bankare do të bllokohen nëse nuk ndërmarrin veprime të menjëhershme.

“ Në këto mesazhe përfshihet një lidhje (link) e dyshuar, ku kërkohet nga qytetarët të fusin të dhënat e tyre personale dhe bankare. Pas futjes së këtyre të dhënave, persona të paautorizuar arrijnë të kenë qasje në llogaritë bankare të viktimave dhe përfitojnë mjete financiare në mënyrë të kundërligjshme, konkretisht xhirollogaria e tyre zbrazet”, thotë PK./

Këshilla për qytetarët:
Mos hapni linke të dyshimta
Mos klikoni në lidhje (linke) të panjohura të pranuara përmes SMS apo aplikacioneve.
Mbroni të dhënat personale
Mos ndani fjalëkalime, kode apo informata personale në platforma të pasigurta.
Raportoni menjëherë
Nëse dyshoni për mashtrim, lajmëroni rastin menjëherë në polici.
Siguria është prioritet
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e qytetarëve dhe luftimin e veprimeve të kundërligjshme.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]