Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Policia në Mitrovicë konfiskon tri armë e fishekë, arreston pesë persona

nga Revista Kosovarja

Pesë persona janë arrestuar si dhe janë konfiskuar tri armë dhe fishekë, në Mitrovicën e Jugut.

Mbi artikull

Policia njofton se me të marrë informatën për një mosmarrëveshje ndërmejt disa personave, janë ndërmarrë veprimet policore, ku ka rezultuar me arrestimin e pesë personave të përfshirë në këtë mosmarrëveshje si dhe janë konfiskuar tri armë e 31 fishek.

Njoftimi i plotë i policisë:

Sot, me datën 06 mars 2024, rreth orë 09:25, policia në Mitrovicën Jugut, ka pranuar informatën për një mos marrëveshje ndërmjet disa personave e ndodhur në rrugën “Azem Galica” në Mitrovicë.

Moneytizer Paragrafi 4

Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime policore, ku janë arrestuar pesë persona të dyshuar për përfshirje në mosmarrëveshje.

Rrjedha hetimore ka rezultuar në dyshime të bazuara se në rast ishin ekspozuar edhe armë zjarri. Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar tri armë të llojit pistoleta dhe ( 31) fishek.

Pas intervistimit, të dyshuarit A .A., 66 vjeçar, për veprën penale , “Mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim i paautorizuar i armëve” me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor.

Ndalimi policor i është caktuar edhe të dyshuarit L. Xh., 33 vjeçar, për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Ndërsa tre nga të dyshuarit tjerë pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]