Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Policia: Një i plagosur nga të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Të shtëna me armë janë dëgjuar në lagjen Dardania në Prishtinë, mbrëmjen e së premtes.

Mbi artikull

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhëndës policia për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku bëri të ditur se një person ka mbetur i plagosur.

“Rreth orës 20:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në lagjen Dardania në Prishtinë.

Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur.

Moneytizer Paragrafi 4

Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti