Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Policia po kontrollon brenda autobusat se a po zbatohen masat antiCovid

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës (PK), referuar vendimeve të institucioneve të Republikës së Kosovës si dhe referuar planifikimeve operacionale policore, të gjitha aktivitetet dhe masat e deritanishme, njofton se po i ndërmerr në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente në fushën e shëndetësisë dhe institucionet e tjera relevante, konform angazhimeve dhe detyrave sipas planit për gatishmëri dhe reagim.

Mbi artikull

“Me qëllim të respektimit të masave mbrojtëse, parandalimit të përhapjes së pandemisë duke vënë në pah interesin e shëndetit publik, Policia e Kosovës është duke realizuar detyra konkrete në gjithë territorin e Kosovës, duke aplikuar kontrolle të përbashkëta në trafik, në transportin e udhëtarëve, në qendra tregtare, lokale afariste etj., përfshirë edhe shqiptimin e gjobave ndaj atyre që nuk zbatojnë këto masa.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që t’u përmbahen rregullave dhe t’i respektojnë masat anti-COVID, të mbajnë distancën, të vendosin maskën dhe të pastrojnë duart”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

Moneytizer Paragrafi 4