fbpx

Policia serbe arreston një kosovar me pretendimet se ka kryer krime lufte

nga Revista Kosovarja

Burimet e IndeksOnline kanë thënë se i arrestuari është nga rajoni i Dukagjinit dhe ka qenë duke udhëtuar transit në territorin e Serbisë në momentin kur është arrestuar.

Rasti është denoncuar edhe nga familjarët tek institucionet e Kosovës ndërsa deri më tani nuk dihet asgjë më shumë për fatin e 54-vjeçarit.

Dje u ndalua edhe zv/drejtori i policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq dhe nëntë zyrtar tjerë të policisë së Kosovës. Derisa nëntë policët u liruan pas disa orëve i ndaluar vazhdon të mbetet Jankoviq./IndeksOnline/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]